Lajme
Përfundon takimi Hoti-Lajçak, nuk prononcohen për media
Demokracia
09:56 | 02 Mars 2021

Share:

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak takoi edhe kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti. Pas këtij takimi, nuk pati prononcime për media dhe të njëjtat nuk u lejuan as të marrin pamje.

Vizita e Lajçakut te Hoti ishte menjëherë pas asaj që pati me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, dhe konferencës së përbashkët për media.

Lajçak mbërriti pasditen e djeshme në Prishtinë dhe të parin takoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me të cilën diskutuan rreth dialogut Kosovë-Serbi./kosovapress

Të ngjashme