Lajme
Përfundon samiti, shkrepet edhe fotografia e përbashkët e liderëve
Demokracia
13:51 | 23 Qershor 2022

Share:

Ka përfunduar samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku morën pjesë 27 liderët e vendeve të unionit, përfshirë presidentin e Këshillit të BE-së, presidenten e Komisionit Evropian dhe 6 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

Rëndom pas takimit pason edhe fotografia familjare e të gjithë pjesëmarrësve të takimit.

Presidentja Osmani është parë në rreshtin e dytë të liderëve në fotografinë e përbashkët.

Mediave në një konferencë pritet t’ju drejtohen Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Të ngjashme