Lajme
Përfundon samiti BE-Kinë| Michel: Jemi duke monitoruar për çdo ndihmë të Pekinit ndaj Rusisë
Demokracia
18:15 | 01 Prill 2022

Share:

Bashkimi Europian ka kritikuar Kinën, në lidhje me qendrimin e saj indiferent ndaj agresionit rus në Ukrainë.

Në një samit virtual mes Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidentit të Kinës Xi Jinping, Michel tha se Kina nuk mund të mbyllë një sy ndaj shkeljeve të ligjit ndërkombëtar nga Rusia.

Pas samitit, Michel në një adresim për gazetarët tha se BE dhe Kina ranë dakord se kjo luftë po kërcënon sigurinë globale dhe ekonominë botërore.

“Bashkimi Evropian do të mirëpriste hapat pozitivë nga Kina për të ndihmuar në përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Ne do të mbetemi vigjilentë ndaj çdo përpjekjeje për të ndihmuar Rusinë financiarisht ose ushtarakisht dhe për të anashkaluar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, por çdo lëvizje ndaj Kinës për të ndihmuar në përfundimin e luftës do të mirëpritet. Ne patëm mundësinë të shpjegojmë pozicionin e BE-së, t’i bëjmë thirrje Kinës të veprojë, të angazhohet për të marrë pjesë aktive në të gjitha përpjekjet që po bëhen për të rivendosur paqen dhe stabilitetin”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme