Sport
Përfundon pjesa e parë mes Zvicrës dhe Izraelit
Demokracia
21:48 | 28 Mars 2023

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në përballjen tejet interesante mes Kombëtares së Zvicrës dhe asaj të Izraelit, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin I të kualifikimeve drejt Euro 2024.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në “Stade de Geneve”, Zvicra gjendet në avantazh prej 1:0 ndaj Izraelit, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Ruben Vargas në minutën e 39’ të ndeshjes.

Ndërkaq, në kuadër të Grupit I, ku gjendet edhe Kosova, po zhvillohet edhe ndeshja mes Rumanisë dhe Bjellorusisë, ku rumunët gjenden në epërsi prej 2:0.

Grupi I/Pjesa e parë:

Zvicra 1:0 Izraeli

Rumania 2:0 Bjellorusia

Të ngjashme