Sport
Përfundon pjesa e parë mes Evertonit dhe Arsenalit
Demokracia
14:37 | 04 Shkurt 2023

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në përballjen tejet interesante mes skuadrës së Evertonit dhe asaj të Arsenalit.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Goodison Park”, Evertoni dhe Arsenali hyjnë në pushim pa e gjetur golin, ku po barazojnë 0:0, raporton KosovaPress.

Të dy skuadrat regjistruan nga dy goditje drejt portës së Ramsdale respektivisht Pickford, por që të dy portierët ishin në nivelin e tyre dhe e mbajtën portën e paprekur.

Ndërkaq, Arsenali kishte posedimin e topit në favor të tij, duke regjistruar 75% në krahasim me 25% të Evertonit.

Pjesa e parë mbyllet e barabartë, 0:0.

Të ngjashme