Sport
Përfundon pjesa e parë, Barcelona në dominim të plotë kundër Sevillas
Demokracia
21:51 | 05 Shkurt 2023

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kampionale ndërmjet Barcelonës dhe Sevillas.

Rezultati pas pjesës së parë është i barabartë 0:0 në stadiumin “Camp Nou”, shkruan Demokracia.com.

Të besuarit e Xavi Hernandez ishin dominues në të gjitha aspektet ndaj andaluzianëve, por pa arritur golin.

Katalunasit kishin gjashtë tentime e dy goditje në portën e kundërshtarëve, ndërkohë që mysafirët tentuan vetëm një herë duke mos goditur asnjëherë portën e Barcelonës.

Ballafaqimi midis Barcelonës dhe Sevillas është në kuadër të javës së 20-të në La Liga./Demokracia.com/

Të ngjashme