PSG e ka dyfishuar rezultatin përballë Arsenalit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.
Pjesa e parë përfundoi 1-0 për parisienët, ndërsa edhe tani në 45 minutat e dytë kemi gol.
Achraf Hakimi goditi në drejtim të portës, duke mposhtur me lehtësi David Rayan në minutën e 73-të.
Mbrojtja e Arsenalit ishte e tëra në gjumë, duke lejuar marokenin të shënoi për 2-0 dhe duket se për Topçinjtë ka përfunduar gjithçka.