Lajme
Përfundon numërimi i votave në Deçan, AAK fiton bindshëm
Demokracia
23:57 | 17 Tetor 2021

Share:

Në komunën e Deçanit tashmë ka përfunduara numërimi i votave të zgjedhjeve lokale nga Komisionin Qendror i Zgjedhjeve. 

Sipas këtyre rezultateve, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar bindshëm, pa balotazh.

Bashkim Ramosaj nga kjo parti ka fituar zgjedhjet me 65.17 për qind,

Ndërkaq, në vendin e dytë është kandidati i LDK-së, Hydri Dobrunaj, i cili ka marrë 18.86 për qind.

Kurse, Orges Tafilaj i VV-së radhitet i treti me vetëm 11.89 për qind të votave. /Demokracia.com/

Të ngjashme