Lajme
Përfundon numërimi i votave: LVV 47.85%, PDK 17.41%, LDK 13.08%
Demokracia
23:57 | 15 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votive në tërë Kosovën.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit nga numërimi i votave. Sipas të dhënave të KQZ-së numërimi i votave ka përfunduar në të gjitha komunat e Kosovës.

Nga këto të dhëna bëhet e ditur se partia e Albin Kurtit prin me 47.85 për qind të votave.

Në vendin e dytë është radhitur Partia Demokratike e Kosovës me 17.41 për qind dhe në vendin e tretë, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.08 për qind të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta me 7.43 për qind.

Ndërsa, Nisma Socialdemokrate 2.60 për qind pa asnjë mundësi për të kaluar pragun.

Kujtojmë se votat me postë nuk janë numëruar ende.

Vlen të theksohet se për shkak të rezultatit të dobët në këto zgjedhje, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme