Sport
Përfundon me këtë rezultat pjesa e parë në ndeshjen Barcelona – Athletic Bilbao
Demokracia
21:49 | 27 Shkurt 2022

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Barcelonës dhe Athletic Bilbaos, në kuadër të javës së 26-të.

“Blaugrana” avancon pas 45 minutave të para në stadiumin “Camp Nou” me rezultat 1:0 ndaj skuadrës baske, shkruan Demokracia.com.

Pierre-Emerick Aubameyang ishte protagonisti kryesor i fraksionit të parë kur shënoi golin e vetëm në minutën e 37-të.

Sulmuesi nga Gaboni përfitoi nga një goditje këndi dhe me goditje në stilin vollej dërgoi topin në rrjetë.

Barcelona dominoi në gjitha aspektet ndaj mysafirëve në këtë pjesë të parë, por duke gjetur cakun vetëm një herë.

Tentime kishte edhe nga skuadra baske, mirëpo pa diçka më serioze për portën katalunase./Demokracia.com/

Të ngjashme