Flaka Loxha është eliminuar nga Kampionati Evropian i xhudos duke mos arritur të sigurojë medalje.
Xhudistja kosovare u mposht me ëaza-ari nga xhudistja çeke, Vera Zemanova e cila fitoi përmes repesazhit.
Flaka në përgjithësi i fitoi dy meçe dhe i humbi dy të tjerë në këtë kompeticion, në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ajo e nisi mjaft mirë Evropianin duke e mundur fillimisht bullgaren Snezhana Framatikova, më pas triumfoi kundër polakes, Kowalczyk.
Loxha u eliminua në çerekfinale nga gjermania Pauline Starke dhe krejt në fund nga çekja, Zemanova.
Ndryshe, në garë për medaljen e bronztë në këtë Evropian është xhudistja Distria Krasniqi./Demokracia.com/