Sport
Përfundon derbi danez në CS:GO, Heroic kampion i turneut Pinnacle Cup CS:GO
Demokracia
23:48 | 11 Qershor 2022

Share:

Heroic mposhti ekipin Astralis në derbin danez, për t’u shpallur kampion i turneut Pinnacle Cup i cili u mbajt në qytetin Lund të Suedisë.

Ndeshja finale përfundojë me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, për ekipin favorit Heroic, të cilët ishin një hap para ekipit Astralis gjatë gjithë kohës.

Lojtari më i vlefshëm i ndeshjes finale u shpall René ‘TeSeS’ Madsen, me vlerësimin 1.38 nga HLTV.

Në këtë turne morën pjesë gjithsej tetë skuadra, ku garuan për një grup çmimesh prej 250.000 dollarë.

Ekipi favorit për ta fituar turneun ishte ekipi Heroic, të cilët si fitues të turneut morën me vete në shtëpi çmimin prej 150.000 dollarësh.

Ndërkaq lojtari më i vlefshëm i turneut u shpall lojtari i ekipit Astralis, Benjamin ‘blameF’ Bremer, i cili ishte fantastik gjatë gjithë turneut./Telegrafi/

Të ngjashme