Para pak minutave ka përfunduar darka mes liderëve opozitarë dhe të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, darkë që u shtrua në rezidencën e Ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Pas përfundimit të darkës asnjëri nga liderët opozitarë Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj nuk ka folur për mediat.
Para takimit me opozitarët, Escobar ka zhvilluar takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Osmani shpreh përkushtimin e Kosovës për dialog konstruktiv me Serbinë