Sport
Përfundon barazim pjesa e parë mes Polonisë dhe Austrisë
Demokracia
18:52 | 21 Qershor 2024

Share:

Pas 45-minutave, rezultati mes Polonisë dhe Austrisë është 1:1. Të parët që shënuan ishin austriakët. 

Austria kaloi në epërsi kundër Polonisë në minutën e 10-të të takimit.

Golin për austriakët e shënoi Trauner, i cili shfrytëzoi një asistim të Mwene, e më pas goditi saktë me kokë për ta ndryshuar rezultatin.

Polakët arritën që ta barazonin rezultatin në minutën e 30-të me golin Piatek, i cili shfrytëzoi për mrekulli një top brenda zonës.

Aktualisht edhe Polonia edhe Austria kanë nga një pikë, të cilat ndajnë vendet tre dhe katër, kurse dy vendet e para i takojnë Holandës dhe Francës.

Të ngjashme