Lajme
Përfundon autopsia e 35 vjeçares, i janë gjetur tre plumba, një në kokë dhe dy në gjoks
Demokracia
14:20 | 01 Dhjetor 2022

Share:

Rreth orës 13:40 ka përfunduar autopsia e gruas shtatzënë e cila dyshohet se u vra të mërkurën nga ish bashkëshorti i saj në oborrin e Klinikës së Gjinekologji në QKUK.

Në media është raportuar se gjatë autopsisë së trupit të viktimës i janë gjetur tre plumba, një në kokë dhe dy në gjoks.

Ndërkaq, trupi i pajetë i 35-vjeçares po iu kthehet familjarëve për ceremoni të varrimit.

Demokracia.com ka kontaktuar edhe me prokurorin e rastit, Ilaz Beqiri, i cili ka thënë se nuk ka ende këtë informacion.

“Nuk e di, nuk me kanë informuar”, ka thënë shkurt Beqiri. /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme