Lajme
Përfundon aksioni i Policisë së Kosovës në veri
Demokracia
14:15 | 25 Tetor 2023

Share:

Policia ka ndërmarrë të mërkurën sërish një aksion në veri, duke bastisur disa lokacione.

Aksioni lidhet me hetimet për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Këto bastisje tashmë kanë përfunduar. Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

“Ka përfundu aksioni”, ka thënë Elshani shkurt.

Ende nuk dihet a ka të arrestuar apo a është sekuestruar diçka.

Të ngjashme