Ka përfunduar afati kalimtar për Ligën e Parë në basketboll, duke përfshirë edhe afatin e jashtëzakonshëm për lojtarët vendorë që kanë mbetur pa angazhman të cilët kanë pasur të drejtë të regjistrohen në skuadrat e Ligës së Parë.
Skuadrat e Ligës së Parë janë treguar mjaft aktive në këtë afat kalimtar, duke bërë përforcime, varësisht nga synimet e tyre.
Në edicionin e ri të Ligës së Parë do të garojnë 10 skuadra dhe pritet një edicion mjaft interesant. /Demokracia.com