Lajme
​Përfundon afati i thirrjes për një gjyqtar të Kushtetueses, aplikojnë 4 kandidatë
Demokracia
18:54 | 25 Tetor 2023

Share:

Kuvendi i Kosovës njofton se ka përfunduar afati i ftesës/thirrjes publike për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Deri më sot në orën 16:00, kanë aplikuar katër kandidatë: Selman Ymeri, Ramadan Gashi, Jeton Bytyqi dhe Çlirim Hajdini.

Administrata e Kuvendit është në pritje të nominimeve eventuale nëpërmjet postës.

Proceduara e përzgjedhjes së gjyqtarëve do të vazhdojë konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, thuhet në një njoftim për media të Kuvendit.

Të ngjashme