Sport
Përfundojnë të gjitha ndeshjet, rezultatet dhe renditja tabelare në dy grupet e Ligës së Parë
Demokracia
18:47 | 04 Shtator 2022

Share:

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së tretë në dy grupet e Ligës së Parë.

Në Grupin A, Phoenix ka vazhduar me fitore, teksa ka marrë të tretën radhazi duke mposhtur Drenasin me rezultat 3-1.

Feronikeli ka mposhtur Vëllaznimin 2-0, derisa Liria dhe Istogu kanë ndarë pikët 1-1.

Baras me rezultat të bardhë 0-0 kanë përfunduar edhe dy ndeshjen A&N – Trepça dhe Rahoveci – Rilindja 1974.

Ndërkohë në Grupin B vetëm një ndeshje ka pasur fitues, ku Vllaznia e Pozhoranit ka mposhtur 2 Korrikun me rezultat 3-1.

Katër sfida të tjera janë mbyllur baras me Vushtrria – Fushë Kosova 2-2 që u zhvillua të premten.

Tri duele këtë xhiro u mbyllën me rezultat të njëjtë 1-1, Vjosa – Flamurtari, Ramiz Sadiku – Arbëria dhe Kika – Ulpiana. /Olle/


Liga e Parë, Grupi A – rezultatet dhe renditja 

 


Liga e Parë, Grupi B  – rezultatet dhe renditja 

 

Të ngjashme