Sport
Përfundojnë pushimet, kampioni nesër i rikthehet stërvitjeve
Demokracia
09:22 | 04 Janar 2022

Share:

Pas një pushimi prej tri javëve, Prishtina nesër i kthehet stërvitjeve për t’u  përgatitur për sinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar, transmeton Demokracia.com.

Prishtinën që vjeshtën e mbylli shumë keq, e pret punë e madhe në pranverë, derisa trajneri Abdulah Ibrakoviq duhet maksimalisht të punojë me skuadrën për ta rikthyer formën maksimale.

Të kujtojmë se nga ekipi tashmë janë larguar, Sabian Lilaj, Krisian Vangjeli, Florent Avdyli e Besart Berisha derisa ende nuk ka angazhuar ndonjë përforcim të madh.

Prishtina pjesën e parë të kampionatit e përfundoi në pozitën e pestë me 24 pikë, plot 11 larg vendit të parë që e mbanë Gjilani. /Demokracia.com

Të ngjashme