Sport
Përfundojnë pjesët e para: S’ka gola në takimin Kroaci – Belgjikë, Maroku 45 minuta larg kualifikimit
Demokracia
16:49 | 01 Dhjetor 2022

Share:

Kanë përfunduar pjesët e para në dy përballjet vendimtare të Grupit F në Kupën e Botës.

Kroacia dhe Belgjika kanë mbajtur portat e paprekura gjatë fraksionit të parë të lojës, duke barazuar 0:0, shkruan Demokracia.com.

Për kroatët u akordua një 11 metërsh në minutën e 15-të, por pas rishikimit me VAR gjyqtari kryesor e anuloi penalltinë për shkak të pozitës jashtë loje.

Maroku në anën tjetër është shumë afër kualifikimit në rrethin tjetër të Kupës së Botës.

Kombëtarja afrikane po udhëheq 1:2 ndaj Kanadasë, teksa edhe me barazim do të kalojnë tutje./Demokracia.com/

Të ngjashme