Lajme
Përfundojnë bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll
Demokracia
13:35 | 29 Mars 2022

Share:

Ka përfunduar takimi mes negociatorëve rusë dhe ukrainas, ka bërë të ditur shteti ndërmjetësues, Turqia.

Ekipet ishin mbledhur në Stamboll për të provuar të bien dakord për një armëpushim dhe një fund të konfliktit në Ukrainë, me ndërmjetësimin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili në fillim të takimit kërkoi rezultate konkrete, raporton Sky News.

Roman Abramovich ishte i pranishëm në bisedime, por jo zyrtarisht pjesë e ekipit negociator rus.

Rezultati i këtij rundi bisedimesh pritet të bëhet i ditur pak më vonë gjatë ditës, kanë njoftuar mediat e huaja.

Ndryshe, negociatat e sotme u hapen nga presidenti i Turqis, Recep Tayyip Erdogan, i cili gjatë fjalimit të tij, foli për “dhimbjen që konflikti ka hyrë në javën e pestë, duke thënë se si vend mik i dy vendeve, është detyrim i Turqisë për t’ ndërmjetësuar.

“Është në duart e të dyja palëve të ndalojnë këtë tragjedi”, tha Erdogan.

Turqia është anëtare e NATO-s, por ruan lidhje të forta me Rusinë. Erdogan i ka rezistuar bashkimit me sanksionet e Perëndimit kundër Moskës. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme