Sport
Përfundojnë 45 minutat e para në ndeshjen Napoli – Milan, ky është rezultati
Demokracia
21:37 | 06 Mars 2022

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në kryendeshjen e javës së 28-të në Serie A midis Napolit dhe Milanit.

Rezultati pas 45 minutave të para në stadiumin “Diego Armando Maradona” është i barabartë 0-0, shkruan Demokracia.com.

Napolitanët kishin në radhët e tyre posedimin e topit në këtë fraksion të lojës, ndërsa “kuqezinjtë” kishin një goditje në portë, krahas vendasve që nuk kishin asnjë goditje në drejtim të portës së Maignan.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është në fushë nga minuta e parë për nikoqirët.

Rrahmani u ndëshkua me karton të verdhë në minuën e 37-të të takimit.

Dyja skuadrat janë në kërkim të fitores, ngase çdo rezultat tjetër nuk do t’i pëlqente asnjërit nga trajnerëve. /Demokracia.com/

Të ngjashme