Federata e Futbollit e Kosovës ka mbajtur sot Kuvendin e Rregullt të Punës për vitin 2021.
Shtëpia e futbollit kosovar ashtu siç ishte paralajmëruar ka miratuar disa pika të rëndësishme si raportin financiar për vitin 2020. Raporti financiar kaloi sikurse gjithë pikat e tjera të rendit të ditës, të cilat ishin të parapara për këtë kuvend, raporton gazetasheshi.
Në këtë kuvend pati edhe disa kërkesa nga delegatët e klubeve, sikurse ishte ai nga Tahir Batatina i Llapit, i cili kërkoi që të rikthehet rregulli për inkuadrimin e obligueshëm të futbollistëve nën moshën 20 vjeçare në Superligë dhe Ligën e Parë.
Kuvendi nisi nga ora 17:00, ndërkohë që pjesëmarrës ishin 55 delegatë nga 59 sa kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë kuvend.
Ky kuvend është mbajtur në formë online, pasi që FFK ka vendosur që për shkak të masave të reja ndaj “Covid-19” të mos organizojë kuvend me pjesëmarrje fizike. /Demokracia.com