Rreth orës 17:45 është raportuar për një veturë të përfshirë nga zjarri në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishrinës, Agron Borovci.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar”, tha Borovci.
Ai tha më tej se aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Demokracia.com/