Lajme
Përfshihet nga zjarri një veturë në autostradën “Arbën Xhaferi”, policia jep detaje
Demokracia
17:14 | 21 Maj 2022

Share:

Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 14:53, policia është njoftuar se në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ (kilometri i 6-të, Prishtinë-Lipjan), një veturë është përfshirë nga zjarri”, tha Krasniqi.

Ai tha më tej se nga ky incident nuk ka persona të lënduar, dyshohet se ndonjë defekt teknik të jetë shkaktar i zjarrit./Demokracia.com/

Të ngjashme