Në orët e pasdites në Bardhosh të Prishtinës është përfshirë nga zjarri një shtëpi.
Sipas pamjeve të siguruara nga KosovaPress, zjarri ka shpërthyer në kulm të objektit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët po bëjnë përpjekje për shuarjen e zjarrit, si dhe ambulanca.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa nuk dihen shkaqet që çuan deri te shpërthimi i zjarrit.