Lajme
Përfshihet nga zjarri një shkollë në Podujevë, flasin nga policia
Demokracia
10:07 | 20 Janar 2021

Share:

Shkolla “Ilir Konushefci” në fshatin Lluga të Podujevës, mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri, por nuk raportohet për persona të lënduar.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosvës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth ores 07:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt (shkollë) në fshatin Llugë të Podujevës. Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.  Zjarri është lokalizuar. Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes.” tha Ahmeti për Demokracia.com

Sipas Ahmetit ende është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjës./Demokracia.com

Të ngjashme