Lajme
Përfshihet nga zjarri një pikë karburanti në Mramor, policia jep detaje
Demokracia
11:38 | 14 Korrik 2022

Share:

Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri një pikë e karburantit në fshatin Mramor të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Demokracia.com, se incidenti është raportuar në orën 04:00 të mëngjesit.

“Rreth orës 04:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një pompë derivatesh në fshatin Mramor. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë për Demokracia.com, Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Kjo pikë e derivateve gjendet në përfundim të liqenit të Badocit, përkatësisht afër hyrjes për në fshatin Mramor. /Demokracia.com/

Të ngjashme