Lajme
Përfshihet nga zjarri një furrë në Milloshevë të Obiliqit
Demokracia
19:33 | 25 Shkurt 2021

Share:

Një furrë buke është përfshirë nga zjarri në Milloshevë të Obiliqit. 

Zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Demokracia.com ka thënë se rreth orës 17:00 ka pranuar informatën për një incident zjarri në një furrë në Milloshevë të Obiliqit dhe se nga ky rast nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt (furrë), në fshatin Milloshevë të Obiliqit. Nuk ka persona të lënduar”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se zjarrfikësit dhe policia kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe zjarri është lokalizuar.

“Për detaje rreth rastit do të njoftoheni nga njësitet kompetente pasi të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti./Demokracia.com

Të ngjashme