Lajme
Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë
Demokracia
15:39 | 02 Shtator 2023
Ilustrim

Share:

Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 04:00, është raportuar se në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë, një banesë është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar zjarr-vënie.

Të ngjashme