Rreth orës 11:45, është raportuar se, në fshatin Arllat, komuna e Drenasit, një autobus me targë Kosove të përfshirë nga zjarri.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin”, tha Borovci.
Ai tha më tej se nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes./Demokracia.com/