Lajme
Përfshihet nga flakët banesa në Kavajë, humb jetën 85-vjeçari
Demokracia
10:23 | 30 Janar 2021

Share:

Një 85-vjeçar humbi jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tij rreth orës 07:20 të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ndodhi në Golem të Kavajës, në banesën e shtetasit L.K.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 30.01.2021, rreth orës 07:20, në Golem, Kavajë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L.K. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi L. K., 85 vjeç. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë./KP

Të ngjashme