Lajme
Përfshihen nga zjarri varrezat në fshatin Broliq të Pejës
Demokracia
18:34 | 31 Korrik 2021

Share:

Një pjesë e hapësirës në varrezat e fshatit Broliq të Pejës gjatë ditës së sotme është përfshirë nga zjarri.

Kjo zonë e cila është diku rreth pesë hektarë ishte përfshirë nga zjarri sot. Qytetarët kanë thënë se në vendin e ngjarjes ishin edhe zjarrfikësit dhe se kishin arritur ta menaxhojnë situatën.

Ata thanë se kishte dëme të vogla materiale si dhe nuk ka lëndime në njerëz.

https://www.youtube.com/watch?v=otP6ZZcbeHY&t=2s

Të ngjashme