Sport
Përflitet për një largim të mundshëm nga Italia, skuadra angleze hidhet në sulm për Mancinin
Demokracia
13:13 | 25 Mars 2022

Share:

Roberto Mancini dështoi të dërgonte Italinë në Botërorin “Katar 2022”, duke shënuar kështu dështimin e dytë radhazi të kombëtares së “kaltër” për të arritur në fazën finale të këtij kompeticioni.

Në Itali janë shtuar zërat se tekniku do të largohet nga kombëtarja dhe po ashtu po kërkohet nga një numër i madh tifozësh.

Kjo ka bërë që Manchester Unitedi të hidhet menjëherë në garë për të siguruar shërbimet e trajnerit 57-vjeçar. Ralf Rangnik do të largohet nga posti i trajnerit në fund të sezonit dhe lista për pasuesit e tij është e madhe.

Mancini ka pasur dhe më parë eksperienca në Premier Ligë, ku është shpallur kampion me rivalët e Unitedit, Manchester Cityt, në vitin 2012, me atë gol të famshëm të Agueros në minutën e fundit. /Demokracia.com

Të ngjashme