Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se në vitin 2020 ka përfituar kundërligjshëm subvencion në vlera prej dhjetëra mijëra euro.
Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar për “mashtrim me subvencione dhe ushtrim të ndikimit, përfitoi dhjetëra mijë euro kundërligjshëm”.”
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit- Sektori i Hetimeve të Korrupsionit, pas zhvillimit të hetimeve me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, lidhur me dyshimet për keqpërdorime me subvencione, ka siguruar prova dhe dëshmi se personi i dyshuar me iniciale (XH.U.), përmes paraqitjes së dëshmive dhe të dhënave të rreme dhe duke ushtruar ndikim të kundërligjshëm ka përfituar subvencion në vlerë prej dhjetëra mijë euro në vitin 2020”, thuhet në njoftimin e PK-së
Sipas policisë pas intervistimit, sot me datë 08.09.2022, i dyshuari me vendim të Prokurorit kompetent ndalohet për 48 orë për procedurë të mëtejme ligjore./Demokracia.com/