Lifestyle
Përfitimet që sjellë ushqimi i pasur me Omega-3, për lëkurën dhe flokët
Demokracia
18:34 | 09 Nëntor 2021

Share:

Përfshirja e ushqimeve të pasura me omega-3 si këpurdhat, vezët, arrat dhe peshku në dietën tuaj të rregullt është e dobishme dhe i sjell përfitime të jashtëzakonshme lëkurës e dhe flokëve.

Disa nga përfitimet që Omega-3 i sjellë organizmit, janë se bën flokët dhe lëkurën të shëndetshme dhe largon aknet, shkruan News18 përcjellë Demokracia.

Përfshirja e rregullt e Omega-3 në ushqim, mund të ndihmojë flokët të bëhen të shëndetshme dhe të duken bukur. Konsumimi i Omega-3 gjithashtu redukton thatësinë e lëkurës dhe ajo hidratohet në mënyrë natyrale.

Omega-3 ndihmon edhe kundër simptomave të tilla si thatësia, skuqja ose kruajtja e lëkurës.

Mbron nga rrezet Ultravjollce:

Nëse përfshijmë ushqime të pasura me omega-3 në dietën tonë, lëkura gjithashtu mbrohet nga rrezet e dëmshme si ato ultraviolet A dhe ultraviolet B të diellit dhe nga çdo efekt i dëmshëm.

Largon plagët:

Nëse ndodh që të keni një plagë në lëkurë ose probleme të tjera të lëkurës si puçrrat, Omega 3 përshpejton procesin e shërimit dhe plotëson lëkurën me lëndët ushqyese që ajo kërkon./Demokracia.com/

Të ngjashme