Sistemi limfatik i trupit tonë ndihmon në eliminimin e mbeturinave nga organizmi.
Një sistem limfatik i shëndetshëm dhe aktiv përdor lëvizjet natyrale të indeve të muskujve për ta bërë këtë. Megjithatë, operacionet, gjendjet e ndryshme shëndetësore ose dëmtime të tjera mund të shkaktojnë që lëngjet të grumbullohen në sistemin limfatik dhe në nyjet limfatike, një gjendje e njohur si limfedemë.
Për të larguar lëngjet e mbeturinave larg zonave të dëmtuara (si për shembull një vend ku keni kryer operacion), masazhi limfatik, i cili përdor një presion të butë, mund të ndihmojë.
Kur kryeni një masazh limfatik, është e rëndësishme që masazhi të përfshijë më shumë sesa vetëm zonën e prekur.
Përfitimet
- Më shumë energji
- Funksionim imunitar më i përmirësuar
- Reduktim i ënjtjeve
- Lëkurë me pamje më të mirë
Si të bëni vetë masazh limfatik
- Mbajini duart të relaksuara. Ushtroni shumë pak presion mbi lëkurë. Presioni i duarve tuaja duhet të jetë i mjaftueshëm për të shtrirë butësisht lëkurën.
- Shtrijeni lëkurën shumë pak, gjithmonë pa shkaktuar dhimbje. Lëshoni presionin dhe lëreni lëkurën të kthehet siç ishte. Nëse mund t’i ndjeni muskujt nën lëkurë, po ushtroni shumë forcë.
- Përdorni pëllëmbët e duarve në vend të majave të gishtave, sepse lejojnë më shumë kontakt me lëkurën për të stimuluar enët limfatike.
- Sigurohuni që të jeni në një pozicion të rehatshëm. Masazhoni në një ambient të ngrohtë dhe të rehatshëm; kur muskujt janë të ngrohtë, janë më fleksibël.
Mund të përdorni:
- Furçat me fije të buta që imitojnë lëvizjet e buta të masazhatorit.
- Gua Sha – mund të aplikoni krem ose vaj esencial dhe ta masazhoni lëkurën shumë lehtësisht me gua sha, shkruan Anabel.
Çfarë duhet shmangur?
- Mos i tendosni shpatullat, qafën, krahun apo dorën.
- Mos bëni masazh nëse shkakton dhimbje.
Masazhi limfatik nuk rekomandohet për njerëzit me gjendet e mëposhtme:
– probleme me zemrën
– histori e mpiksjes së gjakut ose goditjes në tru
– infeksion në zonën e ënjtur
– probleme me mëlçinë
– probleme me veshkat
Video ilustruese: