Lajme
Përfaqësuesja e Kosovës në Izrael publikon foto nga ambasada në Jerusalem: Krenare dhe e nderuar
Demokracia
14:44 | 14 Mars 2021

Share:

E Ngarkuara me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri, është shprehur krenare për hapjen zyrtare të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Kosova tashmë edhe zyrtarisht ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem. E Ngarkuara me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka publikuar disa fotografi, duke thënë se është krenare për hapjen zyrtare të ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“Një moment vërtet krenar dhe historik për marrëdhëniet e Kosovës dhe Izraelit. Republika e Kosovës sot zyrtarisht hapi Ambasadën e saj në Jeruzalem! Nderi më i madh i jetës sime është të kem këtë mundësi për të hapur Ambasadën dhe t’i shërbej me krenari vendit tim në Izrael”, ka shkruar ajo.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar më herët se është hapur edhe zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izrael me seli në Jerusalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Washington, të nënshkruar në shtator të vitit që shkoi. /Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme