Sport
Përfaqësuesit e kompanisë turke vijnë në Kosovë për digjitalizimin e sistemit të biletimit
Demokracia
20:50 | 23 Shkurt 2022

Share:

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi me bashkëpunëtor ka zhvilluar sot takim me përfaqësuesit e kompanisë turke “E-kent”, Atil Aykar dhe Ozgur Çelikoglu.

Kjo kompani është lidere në sistemin e biletimit dhe mirëmban sistemin e ndeshjeve të Superligës turke në futboll dhe basketboll, pwrcjell Demokracia.com.

Në fakt, FFK në kuadër të strategjisë së digjitalizimit me këtë kompani është duke e zhvilluar sistemin e biletimit për ndeshjet e BKT Superligës, projekt ky i sponsorizuar nga BKT.

Përfaqësuesit e kompanisë turke po qëndrojnë në Kosovë për ta kryer fazën e fizibilitetit të stadiumeve./Demokracia.com/

 

Të ngjashme