Lajme
Përfaqësuesit e DnV-së takohen me Dakën, flasin për procesin zgjedhor dhe shprehen të gatshëm për kontributin e tyre
Demokracia
13:42 | 25 Janar 2021

Share:

Përfaqësues të Demokracisë në Veprim (DnV), janë takuar me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka.

Përfaqësues të Demokracisë në Veprim (DnV), gjatë ditës së sotme kanë takuar kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Dakën, me të cilën kanë biseduar rreth procesit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt të këtij viti, shkruan Demokracia.com.

Ismet Kryeziu nga DnV-ja, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se me Dakën po ashtu kanë diskutuar edhe rreth mbarëvajtjes së këtyre zgjedhjeve dhe procesit parazgjedhor.

Sipas Kryeziu, DnV-ja është e përkushtuar të kontribuojë në rritjen e integritetit të procesit zgjedhor përmes vëzhgimit dhe raportimit të rregullt, të paanshëm dhe objektiv tek publiku.

Njoftimi i plotë i Kryeziut, pa ndërhyrje:

Në emër të Demokracisë në Veprim,  sot, jemi takuar me Kryetaren e KQZ-së Valdete Daka, për të diskutuar rreth mbarvajtjës së procesit parazgjedhor dhe masave operacionale që po zbaton KQZ-ja si  institucioni kompetent për organizmin  e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen me 14 shkurt.

DnV është e përkushtuar të kontribuojë në rritjen e integritetit të procesit zgjedhor përmes vëzhgimit dhe raportimit të rregullt, të paanshëm dhe objektiv tek publiku.

#zgjedhjetelira. /Demokracia.com

Në emër të Demokracisë në Veprim, sot, jemi takuar me Kryetaren e KQZ-së Valdete Daka, për të diskutuar rreth…

Posted by Ismet Kryeziu on E hënë, 25 Janar 2021

Të ngjashme