Lajme
Përfaqësuesi Special i Norvegjisë takon “dhëndrin”, flasin për intensifikimin e dialogut me Serbinë
Demokracia
18:34 | 24 Janar 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad, vend prej nga vjen edhe bashkëshortja e tij, Rita.

Kurti dhe mysafiri i tij diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës e Norvegjisë dhe mundësitë për thellimin e tyre, me theks të veçantë bashkëpunimin në sektorin e energjisë.

“Kryeministri Kurti falënderoi Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Bjørnstad për mbështetjen e deritanishme të Norvegjisë për Republikën e Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm për zhvillimin dhe sigurinë e rajonit. Ndërkaq, e njoftoi për të arriturat dhe sukseset e Kosovës në vitin që lamë pas në fushën e sundimit të ligjit, për reformat e ndërmarra, progresin demokratik dhe ekonomik”, u tha në komunikatën e Qeverisë.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua për çështjet rajonale si dhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën për intensifikim të tij drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër.

Të ngjashme