Lajme
Përfaqësuesi ligjor i LVV-së ‘kërcënon’ gjyqtarët e PZAP-it
Demokracia
12:32 | 31 Janar 2021

Share:

Gjykata Supreme ka lënë jashtë listës zgjedhore tre kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë edhe Albin Kurtin.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i kishte dhënë të drejtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që të mos certifikonte kandidatët që kishin probleme me ligjin në zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Demorkacia.com.

Në mesin e kandidatëve që nuk janë certifikuar është edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe anëtarët e këtij subjekti politik, Albulena Haxhiu dhe Bajram Mavriqi.

E pas vendimit të PZAP-it, Lëvizja Vetëvendosje ishte ankuar edhe në Gjykatën Supreme, e që kjo e fundit i kishte dhënë të drejtë PZAP-it dhe përfundimisht kishin mbetur jashtë listës këta tre kandidatë.

Por ndaj vendimit të PZAP-it ka reaguar përfaqësuesi ligjor i LVV-së, Blerim Sallahu, shkruan Dmeorkacia.com.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Sallahu në një farë mënyrë ka kërcënuar gjyqtarët e PZAP-it.

“Në këtë mënyrë kanë kufizuar të drejtën themelore kushtetuese për tu zgjedhur. Duhet patjetër që të vendosim kritere ligjore më të ashpra për pranim dhe disiplinim! Shihemi mbas 14 shkurtit!”, ka shkruar ndër të tjerash Sallahu.

Reagimi i plotë i Sallahut, pa ndërhyrje:

Dhjetë gjyqtarë të PZAP-së, të cilet vijnë nga Gjykata Themelore, Apelit dhe Supreme, nuk kanë ditur që neni 29 par.1 pika q) e Ligjit për Zgjedhje nuk është lex specialis në raport me nenin 100 të Kodit Penal të kohës.

Në këtë mënyrë kanë kufizuar të drejtën themelore kushtetuese për tu zgjedhur.

Duhet patjetër që të vendosim kritere ligjore më të ashpra për pranim dhe disiplinim!

Shihemi mbas 14 shkurtit!. /Demokracia.com/

Të ngjashme