Lajme
Përfaqësuesi i FMN-së, Di Bella: Tërheqja e mjeteve nga trusti vendim i keq
Demokracia
16:43 | 02 Nëntor 2022

Share:

Përfaqësuesi i Misionit të Fondit Monetarë Ndërkombëtar, Gabriel Di Bella, ka thënë se tërheqja e mjeteve nga Trusti do të ishte një vendim i keq. Këto deklarata ai i ka bërë sot gjatë prezantimit që kishte para studentëve të Universitetit të Prishtinës.

“T’i marrësh kursimet pensionale që janë menduar t”i marrësh në moshën e shtyrë, është vendim i keq”, tha Di Bella.

Ndërsa për të gjeturat dhe vlerësimin e Misionit të FMN-së për Kosovën, do të flasë në konferencë për media të premten.

Ndryshe Misioni i FMN-së, ka disa ditë që është duke qëndruar në Kosovë, ku po zhvillon takime me zyrtarë të institucioneve të Kosovës.

Të ngjashme