Lajme
Përfaqësimi i komuniteteve në kuvend, protestohet të martën
Demokracia
12:09 | 28 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Të martën do të protestohet para Kuvendit të Kosovës.

Protesta është organizuar nga “Nasa Inicjativa”, lidhur me përfaqësimin e komuniteteve në Kuvend.

Lajmin e ka bërë të ditur aktivisti Rron Gjinovci, i cili ka ftuar qytetarët dhe shoqërinë civile të marrin pjesë.

“Përmes këtij marshi protestues synojmë t’i shprehim pakënaqësitë tona si komunitetet jo-shumicë dhe t’i mbrojmë të drejtat e garantuara me Kushtetutë. Po ashtu, do t’ju bëjmë thirrje institucioneve vendore dhe atyre të huaja të reagojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura për të filluar një proces hetimor në lidhje me dyshimet e ngritura”, thuhet në postimin e Gjinovcit.

Ndryshe, kryetarja e Unionit Socialdemokrate, Duda Balje ka akuzuar Adriana Hoxhiqin nga Partia Komuniteti i Bashkuar se kanë fituar vota duke bashkëpunuar me Listën Serbe.

Përmes këtij marshi protestues synojmë t’i shprehim pakënaqësitë tona si komunitetet jo-shumicë dhe t’i mbrojmë të…

Posted by Rron Gjinovci on E Diele, 28 Shkurt 2021

Të ngjashme