Lajme
Përfaqësimi diplomatik i Prindon Sadriu, mungon në festën e 14 vjetorit të pavarësisë në Shkup
Demokracia
20:48 | 19 Shkurt 2022

Share:

Edhe pse i ngarkuar me punë të ambasadorit në misionin diplomatik të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Osmani, ka munguar në festën e organizuar nga zëvendëskryeministri Artan Grubi për 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës në Shkup.

Nën përkujdesjen e zëvendëskryeministrit të parë në Maqedonisë së Veriut, Artan Grubit, si dhe në organizim nga Ansambli Nacional i këngëve dhe valleve popullore shqiptare atje, për nder të 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës është mbajtur koncerti premiere “Dita e Plisit” në Shkup, raporton Demokracia.com.

Por, përkundër që është në krye të misionit diplomatik të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Prindon Sadriu, i cili shumë shpesh shihet rrugëve të Prishtinës, ka munguar edhe në këtë festë të rëndësishme.

Sadriu ka vendosur ta kalojë festën e pavarësisë në Prishtinë dhe jo ta shënojë me aktivitete në vendin pritës, ku shërben me mision diplomatik.

Fotografi nga shënimi i 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Shkup:

Në këtë koncert i pranishëm ishte zëvendësshefi i misionit diplomatik të Kosovës, Vlorat Gashi, i cili iu drejtua të pranishmëve edhe në një fjalim të shkurtër. /Demokracia.com/

Të ngjashme