Sport
Perez flet “pa dorëza” rreth transferimit të dështuar të Mbappes
Demokracia
09:40 | 16 Qershor 2022

Share:

Presidenti i Real Madridi ka folur gjerë e gjatë në një intervistë rreth klubit që ai drejton.

Tema kryesore ishte transferimi i dështuar i superyllit francez, Kylian Mbappe.

Një pjesë të fajit për dështimin e transferimit të Mbappe, Perez ia hodhi presidentit të Francës, Emanuel Macron, i cili sipas Perezit, kishte pasur ndikim te 22-vjeçari.

“Mbappes ia ofruan të jetë lider jo vetëm i ekipit por edhe menaxhmentit dhe ne thamë se ky nuk është Mbappe që duam. Ai e kishte ndryshuar ëndrrën”, tha Florentino Perez në një intervistë të gjatë për El Chiringuito, transmeton Demokracia.com.

“Kur të thërret Presidenti i një shteti, ka ndikim tek një djalosh. Situata ndryshoi, ata i ofruan atij gjëra. Dhe siç ka thënë Di Stefano, askush nuk është më i madh se klubi. Kemi vlera dhe principe që nuk i ndryshojmë.”

“Akoma ndjej dashuri për Mbappe. Situatat ndryshojnë. Nuk është e lehtë për një 23 vjeçar ta përballoj atë presion”.

“Madrilenët janë zhgënjyer, por Mbappe që doja të sillja nuk doli të ishte Mbappe që mendoja se ishte.”

“Influenca e Mbappe në projektet sportive në PSG është në disproporcion me një lojtar. Nëse kjo është çfarë ti do, paç fat.”

“Dera e Madridit është e hapur për të gjithë lojtarët e mëdhenjë që janë të gatshëm ta kuptojnë madhështinë e këtij klubi dhe se nuk ka lojtar mbi lojtarë.”

“Ky Mbappe nuk është Mbappe im. Nuk e dua atë”, tha Perez./Demokracia.com/

Të ngjashme