Lajme
“Perëndimi të shmangë deklaratat si dërgimi i trupave në Ukrainë”, Italia: Kemi nevojë për një strategji të qartë kundër Rusisë
Demokracia
13:12 | 16 Mars 2024

Share:

Europa duhet të shmangë deklaratat “bombastike” dhe kontradiktore, por duhet të ketë një strategji të qartë dhe të bashkuar kundër Rusisë, kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë, tha ministri italian i Mbrojtjes Guido Croceto, duke shtuar se Roma nuk do të dërgonte kurrë trupa.

“Perëndimi duhet të shmangë deklaratat bombastike si dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë, në mënyrë që të duket më mirë. Perëndimi duhet të shmangë takimet në të cilat ka dy ose tre bashkëbisedues, kur jemi 27 në Bashkimin Europian,” tha Croceto.

Për t’u përballur me Rusinë, shtoi Croceto, Europa ka nevojë për një strategji të qartë dhe pa kontradikta.

Të ngjashme