Lajme
Perëndimi pritet të dërgojë raketa anti-anije në Ukrainë
Demokracia
13:49 | 24 Mars 2022

Share:

Perëndimi mund të dërgojë raketa anti-anije në Ukrainë. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Bloomberg duke cituar një zyrtar nga administrata amerikane. Raportohet se amerikanët janë duke u konsultuar me aleatët për t’i dërguar raketat në Ukrainë.

Kujtojmë se në fjalimin e sotëm në samitin të NATO-s, Zelensky i ka kërkuar aleancës ndihmë të mëtejshme ushtarake, sipas La Repubblica

“Ju keni të paktën 20,000 tanke. Ukraina ka kërkuar një për qind të të gjithë tankeve që ju keni. Na i jepni ose na i shisni. Por ne ende nuk kemi marrë një përgjigje për kërkesën tonë”, tha presidenti ukrainas.

Zelensky tha gjithashtu se Ukraina ka nevojë për mjete ushtarake për shpëtuar qytetet, në të cilat Rusia po mban peng qindra mijëra njerëz.

Të ngjashme