Lajme
Perëndimi kundër: Cili është qëndrimi i shteteve fqinje për tensionet në veri?
Demokracia
14:23 | 20 Qershor 2023

Share:

Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia Veriore, janë tri shtetet fqinje të Kosovës të cilat që nga fillimi i tensioneve në veri të vendit, por edhe tash janë angazhuar në forma të ndryshme për të kontribuar në shtensionimi e situatës në veri. Më e zëshmja doli të jetë Shqipëria. Cilat janë qëndrimet e këtyre tri shteteve?

Në adresë të kryeministrit të Kosovës, po vazhdojnë të shkojnë kërkesat për shtensionim të situatës në veri të vendit dhe për të vazhduar dialogun me Serbinë.

Ndërkohë, në këtë situatë politike janë përfshirë edhe shtetet e rajonin, pra tri shtetet fqinje të Kosovës. Më poshtë mund të lexoni qëndrimet e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore.

Qëndrimi shqiptar

Qëndrimi i Shqipërisë për situatën politike në vend doli të jetë më i komentuari dhe më i sulmuari nga vartësit e pushtetit. Që nga propozimi i një draft-statuti të Asocicacionit nga kryeministr i Shqipërisë, Edi Rama, marrëdhëniet mes dy vendeve u tensionuan mjaft shumë.

Këto tensionet shkaktuan anulimin e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive që ishte paraparë të mbahet më 14 qershor në Gjakovë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka qëndruar i heshtur për situatën politike në Kosovës. Ai në një deklarim të fundit, ka thënë se Kosova është pala që do të humbë më shumë nëse nuk ka de-eskalim të situatës.

“Nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova – sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFORin në krye të punës.” – ka thënë Rama.

Në anën tjetër, Rama ka thënë se nëse Serbia nuk liron tre policët kosovarë atëherë do të këtë marrëdhënie të akullta me Serbinë.

Mali i Zi

Që nga fillimi edhe Mali i Zi ka bërë thirrje për shtensionim të situatë në veri të vendit dhe ka kërkuar që palët të gjejnë zgjidhje përmes dialogut.

Kryeministri i këtij vendi, Dritan Abazoviq, ka ofruar shtetin e tij si vend mik i Kosovës dhe Serbisë që të ofrojë mbajtjen e një raundi të ri për takim mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Sebisë, Aleksandar Vuçiq.

“Dhuna nuk është e pranueshme në shekullin 21 dhe u bëj thirrje të gjithëve që të përmbahen nga fjalët e ashpra dhe disa gjërave që mund të na rikthejnë në proces. Çfarë ofron Mali i Zi dhe Qeveria e Malit të Zi, si akt miqësor, si një vend që ka marrëdhënie të mira me Kosovën dhe Serbinë, nëse konsiderojnë se ne si vend mik mund të ofrojmë mbështetje logjistike për një takim të përbashkët, në vendin tonë. Jemi më se të gatshëm ta organizojmë, natyrisht në bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-në.” – ka thënë së fundi Abazoviq.

Maqedonia Veriore

Në anën tjetër, Maqedonia Veriore, përmes kryediplomati të saj, Bujar Osmani, ka përkrahur fillimisht propozimin e kryeministrit shqipar Edi Rama për Asociacionin.

Ndërkohë, Osmani ka kërkuar shtensionim dhe ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të heq dorë nga nga logjika që sjell sanksione.

Gjithashtu, Osmani ka dërguar një plan nëntë hapa për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

“Të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm për momentin global nëpër të cilin po kalojmë. Njëkohësisht nuk duhet harruar ambiciet tona rajonale për të qenë pjesë e familjes Euro-Atlantike. Stabiliteti dhe demokracia janë synime të përbashkëta që duhet t`i aspirojmë me përgjegjësi.” – ka thënë ai ditë më parë në një intervistë për Nacionale.

Aktualisht situata në veri të vendit vazhdon të jetë e qetë por e tensionuar, kidnapimi i tre policëve kosovarë nga Serbia, ka shkaktuar përplasje të re mes dy vendeve.

Kujtojmë se ende mbetet e paqartë se kur do të ketë një takim Kurti-Vuçiq, por ajo që dihet është se BE ka thënë se palët duhet ta pranojnë takimin pa kushte.

Të ngjashme